Bylisi godet në limite, merkato në Portugali dhe Maqedoninë e Veriut

schedule09:57 - 2 Shtator, 2022

schedule 09:57 - 2 Shtator, 2022

Bylisi ka bërë dy afrime në momentet e fundit të merkatos. Ballshiotët nënshkruan me sulmuesin nigerian, Charles Atshimene dhe qendërmbrojtësin Riste Karakamishev.

21-vjeçari që luan në repartin e avancuar vjen në Superiore nga klubi portugez i Feirense, që ka mbajtur 30% të kartonit të Atshimene.

I riu është grumbulluar edhe në një miqësore me Nigerinë dhe tani do kërkojë të shpërthejë në Superiore për t’u transferuar në ndonjë kampionat më të fortë.

Karakamishev luan në qendër të mbrojtjes dhe te Bylisi vjen nga Tikvesh. Sezonin e shkuar shtatlarti ka spikatur edhe me golat e shënuar, 5 në 20 ndeshje. / abcnews.al