Bylisi feston ngjitjen në Superligë me fitoren 4-0 ndaj Besës

schedule20:30 - 20 Maj, 2019

schedule 20:30 - 20 Maj, 2019

Bylisi e mbylli me festë sezonin e Kategorisë së Parë, duke mundur Besën 4-0 në ndeshjen e fundit. Trofeu në Ballsh u dorëzua nga presidenti i Federatës, Armand Duka.

Më shumë se ndeshje futbolli, ishte një festë. Bylisi e kishte siguruar që më parë ngjitjen në Superligë, por mendoi të gëzohej në javën e fundit të sezonit. Shkoi ashtu siç donin vendasit, me fitoren 4-0 në Ballsh ndaj Besës së Kavajës, duke mos e diskutuar tripikëshin për asnjë moment.

Rezultati thuajse u fiksua që në pjesën e parë, kur u shënuan 3 gola, dy herë nga Guindo, dhe një herë nga Eri Lamçe. Me të filluar pjesa e dytë, u shënua edhe i katërti me autor Ardit Peposhin.

Trofeun e kampionit të Grupit B të Kategorisë së Parë, e dorëzoi presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, që kishte zgjedhur t’i respektonte mallakastriotët në Ballsh. Bylis tani do të luajë finalen e Kategorisë së Parë, për të fituar titullin ndaj Vllaznisë, ndërsa presidenti i klubit, Kapllanaj, ka një premtim.

Trajneri serb, Veljko Dovedan, është shumë ambicioz, dhe nuk dëshiron të kënaqet me kaq. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!