Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bylisi-Erzeni epiqendra e Kategorisë së Parë, luhen 8 ndeshje sot

schedule09:25 - 29 Janar, 2022

schedule 09:25 - 29 Janar, 2022

Kategoria e Parë vijon garimin dhe java e 17-të sjell një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit. Bylisi i vendit të parë pret në Ballsh Erzenin ndjekës dhe do tentojë ta thellojë diferencën në 8 pikë.

Ballshiotët duan ta vrasin garën, por nga ana tjetër skuadra e Nevil Dedes shkon e karikuar në këtë transfertë. Kjo ndeshje, sikurse edhe të tjerat, nisin prej orës 13:30.

Korabi i vendit të tretë luan në transfertë me Butrintin. Besëlidhja do tentojë fitoren në shtëpi ndaj Turbinës, sikurse Besa kundër Pogradecit.

Maliqi-Vora është një duel mbijetese në program për sot, kurse Lushnja ka një ndeshje të vështirë në Pukë kundër Tërbunit. Shkumbini-Apolonia dhe Tomori-Burreli plotësojnë panoramën e ndeshjeve të kësaj jave. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!