Bylisi e nis merkaton me një rinovim, firmos braziliani i spikatur

schedule11:55 - 15 Maj, 2022

schedule 11:55 - 15 Maj, 2022

Bylisi ka konfirmuar një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës edhe për tre sezone të tjera. Braziliani Lorran, i cili ka luajtur edhe vjet në elitë, ka nënshkruar kontratën e re dhe kjo njoftohet edhe nga klubi ballshiot.

“Merkato e skuadrës sonë nis me rinovimin e një nga lojtarëve më të spikatur dhe më shumë të aktivizuar te Bylisi.

Pasi kaloi dy sezone shumë të mira, braziliani Lorran Quintanilha do të vijojë të jetë pjesë e jona edhe për 3 sezone të tjera!

I dashuruar me Shqipërinë dhe i mirëpritur e respektuar në klubin tonë, Lorran do të jetë një nga themelet e projektit të ri të Bylisit të Superiores! Suksese kampion”, shkruhet në njoftimin e Bylisit. / abcnews.al