Bylisi akord me një argjentinas, njihuni me prurjen më të re të Superiores

schedule10:21 - 25 Janar, 2020

schedule 10:21 - 25 Janar, 2020

Bylisi në verë nuk qëlloi me sulmuesit dhe tre të huajt e afruar u larguan. Drejtuesit gjatë kësaj periudhe kanë vëzhguar disa lojtarë dhe së fundmi kanë gjetur akordin me një argjentinas, që luan në të djathtë të sulmit.

Bëhet djalë për Fabian Miguel Munoz, i cili mund të bëjë edhe sulmuesin qendror. Shifrat tregojnë se nuk është nga ata që realizon shumë, por në Ballsh mendojnë se mund t’u bëjë punë dhe sipas “Panorama Sport” është arritur akordi dhe ai pritet të vijë në Shqipërisë së bashku me familjen e tij.

KARRIERA DHE SHIFRAT – Argjentinasi ka një CV mjaft interesante, pasi për disa vite është aktivizuar në elitën e futbollit argjentinas. Për katër vite ka luajtur me Newell’s Old Boys, duke shënuar 10 gola. 28-vjeccari aktivizohet në krahun e djathtë të sulmit dhe nuk është se spikat me numrin e golave të realizuar.

Në vitin 2015 kaloi tek Arsenali, ku luajti rregullisht. Gjithsesi me skuadrën tjetër argjentinase nuk shënoi asnjë gol. Për herë të parë në Europë zbarkoi në janar të vitit 2016, kur grekët e Panaitolikos i bënë një ofertë.

Munoz u aktivizua në 28 takime me klubin grek, duke shënuar katër gola. Pas 18 muajsh u kthye në Argjentinë te skuadra e Temperley, në elitë, kurse vjet ka qenë pjesë e Gimnasia Jujuy në Primera Nacional. Asnjë gol i shënuar me këto dy ekipe dhe me siguri këtë pjesë argjentinasi e ka vuajtur, pasi e ka gjetur për herë të fundit rrugën e rrjetës në janar të vitit 2017. /abcnews.al

Shifrat e Munoz

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!