Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bylis nuk u ndahet brazilianëve, firmos edhe një mbrojtës i majtë

schedule21:13 - 7 Janar, 2021

schedule 21:13 - 7 Janar, 2021

Lionel Samba u zyrtarizua sot si lojtari më i ri i Bylisit, ndërkohë në Ballsh ka zbarkuar edhe një anësor i krahut të majtë. Quhet Lorran de Oliveira Quintanilha dhe në të shkuarën ka privuar të luajë edhe me Brazilin U20 në kampionatin e Amerikës Latine për moshat.

Lorran, 24 vjeç, ka luajtur në Serie C në Brazil këtë sezon, me skuadrën e Imperatriz. Për brazilianin nuk është hera e parë që shkel në Europë për të luajtur, pasi para dy sezonesh luajti në Qipro me Pafos.

Moto Club MA dhe Santo Andre janë dy prej klubeve të tjera të Lorran, i cili pikën më të lartë në karrierë e kishte kur u aktivizua me Vasco De Gama në Serie B në vitin 2014. Lorran u bashkohet dy bashkëkombësve të tij, Alan Henrique dhe Alexandre Cardoso. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!