Bye, bye Lazio, Strakosha arrin marrëveshjen me klubin e Premier League

schedule16:20 - 13 Maj, 2022

schedule 16:20 - 13 Maj, 2022

Thomas Strakosha po luan ndeshjet e fundit me fanellën e Lazios në Seria A, teksa në fund të këtij sezoni do të largohet nga klubi italian.

Mes Lazios dhe gardianit të kombëtares nuk ka asgjë në rregullt për rinovimin e kontratës dhe në këto kushte përfaqësuesit e portierit kuq e zi kanë punuar për të gjetur një skuadër për sezonin e ardhshëm, i cili pritet të jetë në Premier League.

“La Repubblica” raporton se Strakosha do të bashkohet me Fulham, skuadër që do të garojë në Premier League sezonin e ardhshëm.

Kalimi i Strakoshës quhet i kryer, por gjithsesi duhet pritur që të vijë njoftimi i vetë lojtarit apo klubit të ri. /f.a/abcnews.al