Buzëqeshje dhe përqafime, humbësit e 25 Prillit ndahen me njëri tjetrin dhe parlamentin

schedule16:23 - 7 Korrik, 2021

schedule 16:23 - 7 Korrik, 2021

Ditmir Bushati, Ervin Bushati, Ilir Beqaj, Myslim Murrizi, Ralf Gjoni, Andi Përmeti dhe shumë deputetë të tjerë i dhanë sot “lamtumirën” Kuvendit, pasi ishte seanca e fundit plenare e kësaj legjislature, ndërsa në shtator karriget e tyre do i zënë deputetët e dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit.

Pjesa kryesore, thuajse të gjithë që do të largohen nga Kuvendi janë deputetët e opozitës së re, që u futën në momentin që PD-LSI dhe aleatët e Lulzim Bashës dogjën mandatet.

Në seancën e fundit përpos fjalimeve të “lamtumirës” të përgatitura me kujdes disa prej figurave të njohura në këto vite janë përshëndetur me kolegët e tyre me përqafime.