Buzëqeshja apo trupi i palestruar? Juria e “Top Model Week” tregon çfarë cilësish duhet të kenë vajzat

schedule21:08 - 25 Qershor, 2022

schedule 21:08 - 25 Qershor, 2022

Vajza të bukura, me shumë stil dhe ide, dhe të apasionuara pas botës së modës, spektaklit, fotografisë dhe televizionit garojnë për tu bërë pjesë e “Top Model Week” në Abc.

Programi që për 6 muaj do t’i kthejë në protagonistet e çdo të shtune në mbrëmje.

Por për të mbërritur deri atje, vajzat duhet të kalojnë nga filtri i jurisë, për të cilët detajet janë shumë të rëndësishme. Ndaj jurisë i duhet të mbajë shënim dhe të krijojë një vlerësim për profilet e të gjitha bukurosheve që do të ecin në pasarelën e “Top Model Week.”

Por cilat janë kërkesat e jurisë?

“Sot nga vajzat presim që të argëtohen, pjesëmarrja e tyre është e madhe, ka shumë interes. Vajzat kanë pritshmëritë e veta”, u shpreh Sonny K.Elson.

“Tek vajzat do të vlerësoja shumë stilin e tyre në të ecurin në pasarelë. Do doja të shihja trupa të palestruar jo vetëm elegante, goca të dobëta, të holla siç jemi mësuar t’i shohim modelet. Trupa të palestruara ku t’i vihen re muskujt dhe të duket qartazi që këto vajza janë marrë me trupin e tyre, janë marrë me veten e tyre për të qenë në pasarelë dinjitoze dhe për të pasur një prezantim sa më cool”, tha Amarda Toska.

“Do të mendoja që buzëqeshja është një nga elementet thelbësore që karakterizon një modele. Jo vetëm kjo, ka disa arsye të tjera që atë duhet ta bëjnë më shumë konkurrente se sa të tjerat. Në momentin që ajo ka një dinamizëm, në momentin që ajo lëviz duhet të jetë spontane dhe e zhdërvjellët”, tha Mentor Zeqaj.

“Të rëndësishme janë dhe dëshira që ato mund të kenë për të ecur përpara sepse nuk është e rëndësishme që të zgjidhen dhe të ngelen këtu”, tha Kristina Baki.

Në 6 muaj, “Top Model Week” do shëtisë në qytete të ndryshme për të promovuar si vlerat e vendeve ku do shkojnë, ashtu edhe vlerat e gocave. Koncepti është “Bukuria shqiptare, në bukuritë shqiptare.”

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!