“Buzëqeshin” tifozët e Tiranës, dalin në shitje aksionet e Refik Halilit

schedule13:56 - 19 Prill, 2024

schedule 13:56 - 19 Prill, 2024

Epoka “Halili” te Tirana po shkon drejt fundit, teksa tashmë aksionet e klubit “Bardheblu”, që janë në pronësi të Refik Halilit, janë zyrtarisht në shitje dhe brenda pak ditësh, mbyllet ankandi që do të dekretojë pronarin e ri të Tiranës me 66% të aksioneve.

Një zyrë përmbarimore ka bllokuar aksionet e familjes Halili në klub për shkak detyrimesh ndaj palëve të treta dhe tashmë i kanë nxjerr zyrtarisht në shitje ato, me ankandin që mbyllet më datë 22 prill, pra në mesjavën e ardhshme.

Kështu, pas shumë e shumë vitesh thirrje nga tifozët e fanellës, “Bardheblu”, duket se “dita e shumëpritur” erdhi, me Presidentin, ku nënregjimin e tij, Tirana ra për herë të parë në histori nga elita e Superiores, të largohet përfundimisht nga “froni’ i “rekordmenëve” të futbollit shqiptar. /i.m /abcnews.al

Njoftimi i shitjes së aksioneve:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!