Rafael Leao është kthyer në një lojtarë të rëndësishëm për skuadrën e Milan, i cili me paraqitjet e tij ka bërë që të jetë një pikë kyçe në formacionin e Stefano Piolit.
Sulmuesi portugez tashmë ka përfunduar edhe në “radarët” e klubeve të njohura që kanë treguar interes për shërbimet e tij.
Kuqezinjë janë të vetëdijshëm se merkatoja e verës do të jetë e “nxehtë” sa i përket Leao dhe për këtë kanë menduar t’i vendosin çmim, dhe tashmë skuadrat që kërkojnë shërbimet e tij për sezonin e ri duhet të derdhin në arkat e “Rossonerëve” plot 70 milion euro sipas “Calciomercato”.
Portugezi ka kontratë me gjigantin italian deri në vitin 2024, me Leao po e kërkon një rrogë të re prej 4,5 milionë eurosh në vit, ndërsa Milani nuk pajtohet me këtë kërkesë.
Nëse nuk vazhdohet kontrata, klubi italian është i gatshëm ta shesë lojtarin në afatin kalimtar të verës nëse arrin ndonjë ofertë e kënaqshme për të. /f.a/abcnews.al