Diego Simeone mund të buzëqeshë përsëri. Sulmuesi Joao Felix është rikuperuar dhe është gati të kthehet në fushën e lojës. Tifozët madrilenë mund të qetësohen tashmë dhe të rikthehen të këndojnë koret për Joaon.
Portugezi e ka marrë veten nga i dëmtim i 19 tetorit kundër Valencias dhe Simeone e ka grumbulluar për ndeshjen e kësaj fundjave kundër Granadës. Joao Felix qëndroi për më shumë se një muaj jashtë fushave, duke qenë një mungesë e madhe për Atletikon e Madridit.
Megjithatë, 20-vjeçari nuk pritet të luajë në kampionat sepse tekniku argjentinas kërkon ta ketë gati sulmuesin për ndeshjen kundër Juventusit në Champions League. Portugezi është aktivizuar në 9 ndeshje këtë sezon në La Liga, ku ka shënuar dhe 2 gola. /abcnews.al