Prej katër javësh nuk kanë gjetur rezultat tjetër përveç fitore, duk lumtuuar jo pak teknikun, Xavi Hernandez, i cili mesditën e kësaj të premteje ka marrë një tjetër lajm fantastike, me “dirigjqentin” holand të mesfushës, Frenkie De Jong, i cili duket të jetë në fazën e fundit të rikuperimit dhe pritet të zbresë në fushë, që mesjavën e ardhshme në çerekfinalen e parë të UEFA Champions League, kundër PSG.
Sipas raportimeve më të fundit, të mediave sapnjolle, “tulipani” i mefsufshës ka marrë pjesë në seancën e mëngjesit të kësaj të premteje, së bashku me pjesën tjetër lojtarëve, por klubi ka preferuar të mos e komunikojë ecurinë e riaftësimit të tij, teksa nuk pritet të zhvillojë asnjë sfidë, para UEFA Champions League, apo para përballjes me “Los Blancos”.
Mesfushori tani mund të konsiderohet 99% i rikuperuar nga ndrydhja e kyçit të këmbës dhe është e qartë se ish-“shtylla” e mesfushës së Ajaxi do të jetë në “Parc des Princes”. Kurioz fakti që “Blaugranat” preferuan të shmangin buletinin mjekësor për De Jong, ndoshta për të mos u dhënë avantazhe kundërshtarëve të tyre. /i.m /abcnews.al