Pas një sërë rezultatesh negative dhe dëmtimesh të shumta, duket se “fati” po fillon të anojë në favor të “kuqezinjve” të Milan, të cilët për sfidën e fundjavës ndaj Udinese kanë rifituar një lojtar “kyç” të mesit të fushës.
Bëhet fjalë për “katalizatorin” anglez, Ruben Loftus-Cheek, i cili edhe pse u transferua vetëm në merkaton e verës, te “Djajtë” e Milanos, sërish është kthyer në një “gur themeli” në “zemrën” e mesfushës së teknikut, Stefano Pioli.
Loftus-Cheek u dëmtuar në përballjen e 30 shtatorit ndaj “shqiponjave” të Lazio, mirëpo sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane, 27-vjeçari nuk ndjen më dhimbje dhe është gati të zbresë në fushën e lojës, që mbrëmjen e së shtunës.
Megjithatë jo vetëm, Loftus-Cheek vihet nën shërbimet e teknikut italian, pasi Christian Pulisic do të jetë gjithashtu gati për sfidën ndaj “bardhezinjve”, sfidë në të cilën lojtarët e kanë “obligim” sigurimin e 3 pikëve. /i.m /abcnews.al