Buzëqesh Inzaghi, asnjë dëmtim serioz për dy “yjet” e ekipit

schedule16:16 - 25 Mars, 2024

schedule 16:16 - 25 Mars, 2024

Pritej të mungon të dy, për sfidën kundër Empoli, por mesa duket njëri do t’ia dalë. “Tulipani” i mbrojtjes, Stefan De Vrij dhe “Helveti” i portës, Yann Sommer ishin dy mungesat e teknikut, Simone Inzaghi, për sfidën e parë, pas pushimit të Kombëtareve, megjithatë “numrit 1” të pankinës së Inter, duke se i ka riardhur buzëqeshja, pasi vetëm njëri prej tyre do të mungojë.

Portieri dhe mbrojtësi iu nënshtruan mëngjesin e kësaj së hënë ekzaminimeve të detajuara mjekësore, nga stafi zikaltër, teksa për të dy u evidentuan probleme të lehta fizike. Megjitahtë, dëmtimi që pësoi të shtunën “gardiani” helvet ishte thjesht një ndrydhje në kaviljen e djathtë, ndërsa për holandezin bëhet fjalë për një ngarkesë muskulore në kofshën e djathtë.

Të dy lojtarët do të kthehen në fushë shpejt, natyrisht duke ndjekur në mënyrë të përditësuar dhe ndjesitë e tyre, megjithatë nëse Sommer pritet të rikthehet mbrëmjen e 1 prillit, për sfidën në “Meazza”, ndaj Empoli, dëmtimi i De Vrij, mund të dojë më shumë kohë për t’u kaluar, me “tulipanin” e mbrojtjes, që pritet të jetë gati të kthehet në fushën e blertë, më 8 prill. /i.m /abcnews.al