Ështa padyshim një lajm i mirë.
Pas rikuperimeve të Ansu Fati e Frenkie De Jong, tashmë një tjetër “ylli” i “Katalanasve” është gati për t’u rikthyer në fushën e blertë.
Bëhet fjalë për “shtatlartin” e mbrojtjes, Ronald Araujo, me uruguajanin, i cili është gati të rikthehet nën drejtimin e teknikut Hansi Flick, në muajin e nëntorit ose në “El Clasico”-n legjendare, kundër “Galaktikëve” të Real Madrid.
Mirëpo, pavarësisht rikthimit të Aruajo, sërish lista e të dëmtuarve mbetet shumë e gjatë, teksa në formën e tyre më të mirë nuk janë ende Bernal, Christensen, Gabi, Fermin Lopez, Dani Olmo e Ter Stegen. /i.m /abcnews.al