Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Buxheti në Kuvend/ Miratohet shqyrtimi i parë, seancë tjetër më 20 shkurt

schedule17:16 - 16 Shkurt, 2026

schedule 17:16 - 16 Shkurt, 2026

Me 66 vota për, 32 kundër dhe pesë abstenime, Kuvendi i Kosovës miratoi në lexim të parë projektligjin për buxhetin e Kosovës për vitin 2026.

Arbërie Nagavci, shefe e Grupit parlamentar të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, propozoi që shqyrtimi i dytë i projektligjit për buxhetin të bëhet më 20 shkurt, në orën 11:00.

Ky propozim u miratua me 67 vota të deputetëve.



Kryetarja Haxhiu, kërkoi nga komisionet funksionale për buxhet, si dhe nga komisionet tjera parlamentare, sipas fushave që mbulojnë, që ta shqyrtojnë projektligjin mbi ndarjet buxhetore për vitin 2026, si dhe t’ia paraqesin Kuvendit raportet me rekomandimet.

Projektligji parasheh që buxheti i përgjithshëm i shtetit për vitin 2026 të jetë rreth 4 miliardë euro.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!