SHQIPËRI- 643.4 miliardë lekë ka mbledhur arka e shtetit gjatë viti të kaluar. Kjo tregon performancën e mirë të treguesve fiskal të cilët krahasuar me një vit më parë janë rritur me 70.6 miliardë lekë ose 12.3% më shumë.
Sipas të dhënave të ministrisë së financave peshën kryesore në këtë ecuri e ka pasur tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale dhe TVSH. Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 64.6 miliardë lekë, 16.9 miliardë lekë, ose 35.4% më shumë se 2022.
Po ashtu më tepër para janë arkëtuar në buxhetin e shtetit edhe nga TVSH e arkëtuar neto e cila pësoi një rritje me 33% si dhe tatimi mbi të ardhurat personale e ndikuar nga rritja e pagave në administratë gjatë vitit të kaluar. Të ardhurat arritën në 28.2% të GDP-së.
Edhe shpenzimet kanë patur një performancë të mirë, kryesisht edhe pas rishikimit te Buxhetit me aktin normativ te 14 dhjetorit 2023, që bëri një rishpërndarje të tyre.
Ministria raporton në analizën paraprake të treguesve se shpenzimet e përgjithshme publike për vitin 2023, arritën në rreth 674.7 miliardë lekë.
Po ashtu të dhënat zyrtare të ministrisë së financave konfirmojnë se borxhi publik ra në nivelin 59.2% te GDP-se nivel ky më i ulët se pritshmëritë dhe vlerësimet e qeverisë.
Të ardhurat në buxhet:
2023 643.4 miliardë lekë
2022 572.8 miliardë lekë/ abcnews.al