Një javë nga raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, me 17 komuna që ende nuk e kanë zgjedhur kryetarin e tyre, mes të cilave Prishtina dhe Mitrovica, Albin Kurti e ka lëshuar dorën duke përdorur buxhetin e shtetit.
Edhe kësaj here Kurti është perpjekur të përdori politika sociale, për të joshur pensionistët apo gratë lehona, një taktikë kjo e përdorur jo pak herë nga kreu i Vetevendosjes.
Qeveria në detyrë, ka miratuar kështu Projektbuxhetin 4 miliard euro për vitin 2026, ku ka parashikuar edhe një pagë të 13-të për punonjësit e administratës apo ndërhyrje në reformën e asistencës sociale.
Miratimi i projektligjit për buxhetin erdhi disa orë para një takimi mes presidentes së vendit, Vjosa Osmani, dhe udhëheqësve të partive parlamentare.
Një ditë më parë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, dështoi të fitojë mbështetjen e partive parlamentare për formimin e grupeve dh komisioneve parlamentare, në mënyrë që të thirret një seancë e jashtëzakonshme për çështjen e buxhetit për vitin 2026.
Gjithesesi nuk është e qartë nëse ky projektligj për buxhetin 2026 mund të shqyrtohet dhe hidhet në votim në Kuvendin e ri të Kosovës.
Një mosmiratim i tij brenda afateve kushtetuese do të sillte një kolaps jo vetëm poltik në vend, por edhe ekonomik.
Një mosmiratim i tij brenda afateve kushtetuese do të sillte një kolaps jo vetëm poltik në vend, por edhe ekonomik.

