Buxheti i shëndetësisë, Koçiu: Në 2025 rritet 20 përqind buxheti për Onkologjikun

schedule18:25 - 6 Nëntor, 2024

schedule 18:25 - 6 Nëntor, 2024

Më shumë para shkojnë për sistemin shëndetësor vitin e ardhshëm.  Ministrja Albana Koçiu në Komisionin e Shëndetësisë deklaroi se buxheti për vitin 2025 është rritur, ku 103 miliardë e 375 milionë lekë i akordohen ministrisë së Shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale, 5 % më shumë se vitin e kaluar.

Nisur nga situata Onkologjik, ministrja theksoi se me ndarjen e buxhetit një vëmendje e shtuar kanë shkuar për këtë spital, duke rritur mbështetjen financiare për sigurimin e barmave dhe pajisjeve për trajtimin e pacientëve me sëmundje tumorale.

“Kemi 20.7% për rritjen e buxhetit për barnat në onkologjik, 3 herë më shumë se 2013. Janë 6.6 miliard lekë nga buxheti që janë garantuar për të siguruar furnizimin e spitalit onkologjik me barna. Deri në vitin 2026 kemi kontrata të lidhur me kompanitë farmaceutike. Vlera në onkologjik 27 milion i referohet ndërtimit të bunkerit që do të akomodojë aksirelatorin e tretë për të trajtuar me radioterapi që do të trajtojë pacientët me sëmundje tumorale. Është në një vlerë prej 2.2 milion euro për këtë pajisje.  Do të kemi pra pajisjen me një akserelator të tretë”, tha Koçiu.

Koçiu nënvizoi gjithashtu se ky buxhet mbështet 7.6 milionë vizita në shërbimin parësor, i cili ofrohet nga mjekët e familjes dhe më shumë mbështetje për të sëmurët nga diabeti.

“Buxheti do të mbështesë kryerjen e 9 milion vizitave në sistemin përparësor. Fishat e diabetit do të vijojnë të rimbursohen për personat mbi 65 vjeç. Do të mbështesin rimbursimin e barnave për 400 mijë qytetarë. Programi 3 vjecar për rehabilitimin e plotë të 107 qendrave të reja shëndetësore”, shtoi ajo.

Buxheti për vitin e ardhshëm përfshin edhe mbështetjen financiare për infrastrukturën spitalore.

“Kantiere që hapen për herë të parë: godina e re e spitalit rajonal në Korçë, rikonstruksioni i djegies plastike, rikonstruksioni i maternitetit të fierit, rikonstruksioni i maternitetit Shkodër, blerja e autoambulancave me vlerë 80 milion lekë, spitali Përmet, rikonstruksioni i patologjisë në Vlorë, rikonstruksioni i pediatrisë infektive QSUT, godina qendrore e spitalit Lushnje”, tha më tej Koçiu.

Ministrja nënvizoi gjithashtu rritjen e pagave për mjekët dhe infermierët. Ndërsa bonusi i bebes dhe ndihma ekonomike për nënat kryefamiljare do të vijojë edhe për vitin e ardhshëm.

Para nga buxheti do të shpenzohen gjithashtu edhe për programet e shëndetit publik për kancerin e gjirit tek gratë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!