Në një intervistë në “News Hour” në ABC News, gazetari Bardhi Sejdarasi fili për buxhetin 2025. Gjatë intervistës në studio, ai e vlerësoi buxhetin e 2025 si një buxhet historik. Gjithashtu ai nënvizoi se sot ekonomia e vendit ka një potencial më të lartë, ndërsa theksoi se ka pasur edhe një performancë të mirë.
“Është një buxhet historik, kjo edhe për shkak edhe performacës së mirë. Ka qenë një reformë e qeverisë për rritjen e pagave, kemi edhe bonuset për pensionistët. Por do të ketë edhe një bonus në pranverë. Unë gjykoj që ekonomia shqiptare krijon mundësi që pensionistët të përfitojnë atë që duhet të përfitojnë”, u shpreh Sejdarasi.
Më tej nënvizoi se një buxheti gjithashtu sjell edhe prioritete duke shtuar se një pjesë e mirë e buxhetit është menduar për infrastrukturën.
“Në të gjitha projektet nuk pashë në asnjë vend që të kishte një argument profesional. Mënyra se si janë paraqitur nga PD tregon një mungesë të dukshme serioziteti. Shqipëria ka përfituar edhe nga plani i ri i rritjes nga BE. Një pjesë e buxhetit për infrastrukturën. Kjo tregon se pjesën kryesore e ka Ministria e Infrastrukturës. Buxheti sjell prioritete dhe realizimin e këtyre prioriteteve dhe qeveria shqiptare ka parashikuar si cilët janë ata sektorë”, tha ndër të tjera ai.
/abcnews.al/