Buxheti 2023, Ozuni: Akciza duhet të ishte më e lartë për pijet alkoolike

schedule14:13 - 8 Nëntor, 2022

schedule 14:13 - 8 Nëntor, 2022

Projekt buxheti për vitin 2023 ka parashikuar disa rritje të taksave si dhe të akcizave për disa produkte, të cilat kanë shkaktuar reagime të grupeve të ndryshme të interesit.

Për ekonomistin dhe pedagogun Ferjolt Ozuni duhet të kishte një akcizë më të lartë për pijet alkoolike. I ftuar në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri, Ozuni u shpreh që:

‘Ajo çka vura re ishte rritja e taksimit, pretendimi për të marrë sa më shumë para për buxhetin e shtetit, rritja e akcizës, nuk i ndikon shumë popullsisë, mund të kishte një rritje shumë më të madhe  përsa i përket alkolit, kemi çmimet e pijeve alkolike më të lira se të gjithë vendet e rajonit, edhe më lirë sesa Kosova’, tha Ozuni.

Sipas tij janë disa kategori të popullsisë që nuk ndikohen në mënyrë të drejtpërdrejtë nga buxheti i shtetit, ku shtresa e mesme është njëra prej tyre. Për Ozunin, shtresa e ulët nga ana ekonomike është ajo që ndikohet më shumë, njerëzit do të vazhdojnë të jetojnë si të munden me shpresën që gjërat do të bëhen më mirë.

/Abcnews.al/