Buxheti 2022, Sulka: Jashtë vëmendjes pensionistët dhe shtresat në nevojë, bonusi i bebes pa rezultat

schedule19:37 - 28 Tetor, 2021

schedule 19:37 - 28 Tetor, 2021

Eksperti i ekonomisë, Kastriot Sulka në një intervistë për Radar në ABC mbrëmjen e kësaj të enjte ka komentuar buxhetin e vitit 2022.

Sulka në fjalën e tij ka theksuar se është e rëndësishme që qeveria të rrisë pensionet, pasi janë dhe klasa që nuk përfshihen në pagesat e tregut. Sipas tij në buxhetin e 2022 nuk është parashikuar asnjë mbështetje për shtresat në nevojë, por thekson se ato janë lënë në hije.

Të gjitha janë si rezultat i një prioriteti që vendos. Nëse qeveria e ka si synim pjesën e mirëqenies së njerëzve duhet të rritet pagesa e atyre njerezve që nuk mund të përfshihen në treg, Janë rreth 6 mijë pensionistë. Nëse ne nuk kemi rritje ose reflektim të asaj që kryeministri e quajti krizë energjitike, kjo rritje nuk do të bëjë kompesimin e atyre që ne e quajmë çmime të shportës. Inflacioni për këtë grup duhet që të jetë një grup që duhet të shikohet ndryshe nga të tjerët.

Nëse ne tani që flasim kemi një rritje të çmimit të bukës, pasi duke qenë dhe pjesa më e madhe e konsumit duke u rritur me 10 lekë të vjetra nuk e di se çfarë do të sillet benefit për pensionistët. Po të bëhen pjesë edhe personat invalidë dhe ato me ndihmë ekonomike gama e këtyre njerëzve rritet shumë, dhe po flasim vetëm për indeksimin dhe jo kompesimin e disa shërbimeve që duhet të ndihmohen nga qeveria.

Invalidët e punës  nuk kanë marrë ato që i meritojnë dhe kompesimin e shumë shërbimeve të tjera, dhe pse u takon që ta marrin. I gjithë buxheti nuk ka ndryshim prioriteti dhe nuk pritet që të bëhet ndonjë lëvizje në këtë drejtim, pasi struktura e qeverisë është e njëjtë he shtresat në nevojë i kemi fshehur dhe futur poshtë ministrisë së Shëndetësisë, ato të papunët tek ajo e financave ndaj nuk ka kush ti mbrojë”, ka thënë eksperti.

Ndër të tjera në fjalën e tij Sulka ka theksuar faktin se bonusi i bebeve është një hap i mirë i ndërmarrë por që sipas tij sërish nuk ka pasur rezultat dhe ka tkurrje popullsie.

Bonusi i bebeve nuk ka dhënë rezultat ka dhënë tkurrje të popullsisë. Qëkur u dha në fillim duhej që të përshëndetej, por nuk është e mjaftueshme pasi një familje nuk mund të marrë një vendim për vetëm një 400 mijë lekë të vjetra që i merr vetëm njëherë. Para se të planifikosh fëmijën duhet të mendosh shumë gjëra tjera para”, është shprehur ndër të tjera Sulka./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!