Buxheti 2022, Rama: Arritje domethënëse, zerojmë taksat dhe rrisim pagat për disa kategori

schedule10:18 - 15 Nëntor, 2021

schedule 10:18 - 15 Nëntor, 2021

Nga foltorja e Kuvendit kryeministri Edi Rama e ka cilësuar se dëshmi e një arritje domethënëse buxhetin e vitit 2022. Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë tha ndër të tjera se asnjë sektor nuk është lënë pas dore. Rama renditi edhe njëherë kategoritë që përfitojnë rritje page si dhe zerim të taksës.

“Skema e këtij buxheti është dëshmi e një arritje domethënëse të këtyre dy viteve tejet të vështira. Për të mbetur ambicioz për të nesërmen gjatë kurimit të dy plagëve. Plagët e tërmetit po mbyllen dhe ato të pandemisë po trajtohen. Siç flet qartë ky buxhet asnjë sektor dhe reformë nuk është lënë pas dore. Me këtë buxhet rrisim financimin për të mbështetur njerëzit e këtij vendi, kategoritë më në nevojë, fëmijët, të rinjtë etj. Injektojmë financime në ekonominë kombëtare dhe familjare, duke mbajtur edhe borxhin publik në parametra të sigurt. Zerojmë taksën në pagat deri në 40 mijë lekë.

Përgjysmojnë taksën mbi pagat nga 400 mijë deri në 500 minë lekë. Përgjysmojnë taksën për forcat e kualifikuara të punës që marrin nga 1.5-deri në 2 milion., rrisim pagat për mësuesit dhe mjekët. Rrisim pagat deri në 150% port punonjësit dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit që shërbejnë larg vendbanimit. Rrisim pagën deri në 30% për FA. Dyfishojmë ndihëm ekonomike që kanë tre fëmijë deri në 18 vjeç. Ligjërojmë pagën or naftëtarët e Fierit. Financojmë  indeksimin e mëtejshëm të pensioneve. Financojmë lidhjet e reja me 23 milion dollarë. Financojmë rimbursimin e barnave për mbi 400 mijë qytetarë,” deklaroi Rama. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!