Buxheti 2018 i “druhet” thatësirës Financat: Importet e larta të energjisë rrisin borxhin

schedule13:48 - 27 Tetor, 2017

schedule 13:48 - 27 Tetor, 2017

Mbarëvajtja e ekonomisë sonë vitin e ardhshëm varet shumë nga niveli I prodhimit të energjisë. Ministria e Financave në buxhet, e cilëson thatësirën mes rreziqeve kryesore të buxhetit të 2018-ës. Prodhimi i ulët jo vetëm fut në borxhe KESH E OSHEE,por mund të rrisë edhe borxhin publik të vendit.

Thatësira e tejzgjatur e këtij viti rrezikon te mos ndalet ne importet mbi 100 milione euro. Prodhimi i ulet perben rrezik edhe per buxhetin e vitit te ardhshem. Efekti negativ qe mund te kete thatesira cilesohet si rreziku kryesor i stabilitetit per financat publike vitin e ardhshem. Ne buxhetin e prezantuar ne kuvend, ministria e financave thekson se brishtësia e sektorit të Energjisë nga situata meteorologjikë në vend, përbën faktorin kryesor të riskut. Financat theksojne se ne rastet e një situate ndjeshëm negative, shkaoktohet nje efekt domino në të gjithë operatorët e sektorit, me ndikim të ndjeshëm në situatën financiare të secilës prej kompanive, duke vënë keshtu ne pikëpyetje ecurinë e masave të ndërmarra në kuadër të reformës për rimëkëmbjen energjetike Problemet hidrike kete vit ulen prodhimin e energjisë në vend duke e detyruar OSHEE-ne te importoje me cmime me te shtrenjta se prodhimi vendas. Ministria e financave i druhet rikthimit ten je situate te pafavorshme te OSHEE-së në 2018-en, duke pasur parasysh efektet e thatesires kete vit. Ekspertet e financave, kujtojne se mungesa e prodhimit vendas të energjisë ka sjelle rreziqe fiskale deri ne rritje te pergjithshme te borxhit publikm dhe ngadalezim te zhvillimit te ekonomise. Qeveria sipas planit te buxhetit, pret qe humbejt ne rrjet te ulen serish, dhe te rritet pasha e prodhuesve private te energjise, por kushtet e motit duken vendimtare per sektorin e gjithe ekonomine vitin e ardhshem.

 

https://youtu.be/EUvkyAo_MAg

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!