Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Buxhet më i lartë për arsimin/ Berisha në Kuçovë: Do paguajmë sipërmarrësit, grante për çdo biznes

schedule22:51 - 27 Prill, 2025

schedule 22:51 - 27 Prill, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me qytetar takim me qytetarët në Kuçovë.

Gjatë fjalës së tij, ku edhe prezantoi kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 11 majit, u shpreh se ky është momenti i ndryshimit të madh për Shqipërinë.

Berisha theksoi se programi i PD-së është i fokusuar në ringjalljen e ekonomisë.  Gjithashtu shtoi se me PD pensionet do të jenë më të larta.

“Le ti shpallim këto dy javë, javët e misionit tonë, e një misioni për të trokitur në çdo zemër, për të bindur çdo qytetar se ky program nuk është program për një parti, është program për çdo shqiptar. Ky program miqtë e mi, nga njëra anë kthen paratë, jo vetëm demokratëve, por çdo shqiptari që ka paguar taksa.
Nga ana tjetër, ky program krijon një mundësi të re për 760 mijë pensionistë, që të kenë një jetë jo më siç e kishin më parë, të kenë një ushqim normal.
Por dhe ilaçet. Lista e ilaçeve do të jetë ajo që ka Republika Italiane. Do rimbursohet 100%.
Secili nga pensionistët dhe rrogëultët do të kenë Kartën e Konsumatorit, do i marrin ushqimet bazë me 20% më lirë dhe do të marrin mbrapsh TVSH, 450 euro është pra sa një rrogë minimale pothuaj. Mundësi më e madhe do të ketë për çdo të ri, i cili do të shkollohet, nuk do të përjashtohet nga universiteti për mesataren”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!