Butrint Imeri ndërpret koncertin dhe fton personin e shtrenjtë në skenë, fjalët e ëmbla që i dedikoi

schedule15:49 - 7 Mars, 2022

schedule 15:49 - 7 Mars, 2022

Butrint Imeri i ka surprizuar të gjithë me gjestin që ka bërë. Në një koncert, këngëtari shoqërohej nga e ëma dhe ka përfituar nga rasti për ta prezantuar me fansat. Në një moment, ai ndërpret performancën dhe thërret nënën për të dalë në skenë me të.

“Kjo është dashuria më e madhe në jetë, mam të dua!”, thotë Butrinti teksa përqafon nënën. Kujtojmë që këngëtari është treguar shumë i rezervuar për jetën private. Momentet që ndan me prindërit në rrjete sociale janë shumë të pakta.

@peopleofalbania ❤️? #fyp #butrintimeri #nena #mom ♬ suono originale – People Of Albania ??

Pak kohë më parë, Butrinit tregoi se nëna e saj kishte një problem shëndetësor dhe se ndodhej e shtruar në spital. Butrinti është një ndër këngëtarët më të suksesshëm. Këngët e tij janë pëlqyer shumë dhe ndër hitet e fundit ishte dhe dueti me Don Xhonin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!