“Pa atdhe nuk ka fe”.
Këto janë fjalët që Dede Ahmeti dhe të gjithë bektashinjtë i ruajnë në vetëdijen e tyre duke mbajtur gjallë një traditë atdhedashurie dhe besimi të fortë në Zot siç është bektashizmi.
Kryegjyshi botëror Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj zbuloi bustin e krijuar për nder të klerikut dhe patriotit Dede Ahmeti ku me dhjetëra dhe qindra besimtarë u mblodhën në një ceremoni solemne pranë tyrbes së Haxh Hamzait në Krujë.
Për Kryegjyshin Brahimaj kjo është një ditë e shënuar pasi është përjetësuar një prej figurave më të rëndësishme të Kombit dhe bektashizmit. Vladimir Llakaj krijuesi dhe autori i këtij busti ka qenë një emocion i jashtëzakonshëm që prej fillimit të realizimit e deri tani në ceremoninë e inagurimit.
Në këtë ceremoni përshëndetët drejtues të pushtetit lokal dhe deputetë të parlamentit shqiptar të cilët e vlerësuan dhe falenderuan Kryegjyshatën bektashiane për vendosjen e bustit të Dede Ahmetit në këtë shesh të Krujës Historike.
Në vitet 1948 – 1958 Dede Ahmeti Emërohet në postin më të lartë: Kryegjysh Botëror, në Selinë e Shenjtë të Bektashinjve në Tiranë.
Nën udhëheqjen e Tij, bektashizmi në Shqipëri mori një zhvillim shumë të madh dhe njëherazi, paraqitja e tij në arenën ndërkombëtare ishte me dinjitet. Pas vitit 1958 diktatura atë e Internon në teqen e Drizarit në Mallakastër.
Zgjuarsia, oratoria, sjellja e thjeshtësia e Tij, fuqia drejtuese dhe organizuese afruan në të gjitha teqetë bektashiane respekt e dashuri. /abcnews.al/