Serxhio Kalaj, mbrojtësi që ka qenë pjesë e moshave të Romës dhe Lazios, para pak ditësh ka kaluar te Frosinone në Serie B. Për Kalajn ka dhënë një prononcim trajneri i Shqipërisë U21, Alban Bushi, i cili ka folur gjerë e gjatë për “L’inchiesta si sera”.
“Serxhio ka qenë gjithmonë në kombëtaret e moshave të Shqipërisë. Kam vlerësuar gjithmonë se kishte potencial. Në duelet ajrore është i aftë, ka teknikë të mirë dhe është i aftë taktikisht. Po flasim për një lojtar premtues, e ardhmja është në anën e tij”.
“Puna duhet të jetë ajo që të udhëheqë rrugëtimin e tij që të arrijë nivelet më të larta. Cilësitë i ka. Kur debutoi ishim të bindur për forcën e tij, por i mungonte eksperienca. Gjëja që më bezdiste më shumë ishte mungesa e agresivitetit gjatë stërvitjeve. Përkushtimi i tij nuk ishte maksimal, edhe pse kishte shumë talent për të shprehur.
Fola edhe me Igli Taren dhe më tha të njëjtat gjëra. Brenda meje kam menduar gjithmonë se me vitet do të rritej. Gjithçka më në fund po konkretizohet. Jam i bindur që do të bëhet një lojtar i Kombëtares A. E pranoj se kam mbetur i çuditur nga fakti që kaloi në Serie B.
Kjo tregon se sa ka ndryshuar Serxhio dhe sa mirë ka bërë në eksperiencën e tij të mëparshme. Uroj që Shqipërisë t’i shtohet një tjetër mbrojtës i fortë në repartin e tërhequr pas Gjimshitit dhe Kumbullës”, është shprehur Alban Bushi. / abcneës.al