Alban Bushi, trajneri që pritet të konfirmohet edhe zyrtarisht si trajneri i Shqipërisë U21, është pjesë e panelit në emisionin “Pressing” në ABC. Tematikat për të cilat ai foli ishin të shumta, sigurisht rreth futbollit të luajtur dhe atij jashtë.
“Po zhvillohet kampionat i fortë, ka konkurrencë lart e poshtë. Nuk ka spektakël, vetëm Vllaznia bën. Normal ndikon edhe kalendari i ngjeshur. Ata zhvillojnë futboll të bukur. Nuk flas nga klasifikimi për ta, por nga futbolli. E kam thënë edhe më parë. Kur luan edhe rezultatet vijnë. Edhe Partizani ka nisur të luajë së fundmi”, tha Bushi fillimisht.
“Duke parë vazhdimësinë e Vllaznisë, 9 pikë bëhen shumë. Ata nuk kanë dështuar, të themi se kanë luajtur dobët. Të tjerët shkojnë me 2-3 lojtarë, Vllaznia del me 5-6 lojtarë në sulm”, u shpreh Bushi.
“Shoh harmoni të jashtëzakonshme te Vllaznia. Një mbrojtës e puthi portierin kur kapi topin. Nuk del kampion një ekip se merr 5 lojtarë. Vllaznia nuk ka emra. Nuk dilet kampion me tre lojtarë. Shkodranët duken ekip i organizuar”. /abcnews.al