Bushi rikthen Zekën, prurja e re është nga Kroacia

schedule09:12 - 3 Tetor, 2019

schedule 09:12 - 3 Tetor, 2019

Alban Bushi do të dalë para mediave sot prej orës 11:00 dhe do ta shpallë listën e lojtarëve për ndeshjen me Kosovën, që luhet më 15 tetor, prej orës 19:00. ABC News mëson se do të ketë emra të rinj dhe njëri prej tyre është mesfushori Enis Çokaj.

Djaloshi nga Kopliku, i cili është pjesë e Lokomotivës së Zagrebit në Kroaci, e ka bindur Bushin për t’i bërë një vend në ekipin e tij. Çokaj janarin e shkuar u huazua te Laçi në Superiore dhe luajti 15 ndeshje, ndërkohë që edhe në Kroaci ka nisur të marrë minuta kohët e fundit.

Mesfushori numëron 6 ndeshje me klubin kroat, pesë prej të cilave si titullar. Çokaj ka shënuar edhe një gol. Mësohet se me Shqipërinë U21 do të jetë i ftuar edhe Agim Zeka, i lënë jashtë për arsye teknike nga trajneri Bushi në sfidat me Francën dhe Austrinë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!