Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bushi bindet, fton sulmuesin që po spikat në Angli për të sfiduar Kosovën

schedule14:25 - 11 Mars, 2020

schedule 14:25 - 11 Mars, 2020

Alban Bushi po mendon për ndeshjen kualifikuese me Kosovën, që është programuar të luhet më 22 mars në Prishtinë. Trajneri i Shqipërisë ka dërguar ftesat për lojtarët kuqezi dhe ka një risi.

Për sulmin është ftuar edhe sulmuesi i Ipswich Town, Armando Dobra, i cili ende nuk i ka mbushur as 19 vjeç. I riu po spikat me ekipin e dytë të klubit anglez dhe Bushi e ka menduar ta ftojë atë për takimin me Kosovën.

Dobra është aktivizuar edhe me Shqipërinë U19 dhe kjo është hera e parë që do të jetë me Shpresat. Sulmuesi shpreson që në të ardhmen të luajë edhe me kombëtaren A dhe për këtë duhet të tregojë vlerat e tij. / abcnews.al

https://www.facebook.com/263235047086853/posts/2738176869592646/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!