Bushi: Arbitri notën zero, djemtë e mi nuk dorëzohen kurrë!

schedule21:39 - 8 Shtator, 2020

schedule 21:39 - 8 Shtator, 2020

Trajneri i Shqipërisë U-21, Alban Bushi, foli për RTSH Sport pas ndeshjes ndaj Andorrës, të cilën kuqezinjtë tanë e fituan me përmbysje 3-1.

“Nuk ka kundërshtarë të dobët. Janë të organizur mirë në mbrojtje. Luajnë në kategoritë e ulëta spanjolle. E dija që do ta kishim të vështirë. Na shënuan të parët. Tentuam nga krahët, kështu bëmë dhe me Austrinë. Krijuam raste. Bëmë mirë. I falenderoj lojtarët, kemi bërë 2 ndeshje 4 ditë. Kemi udhëtuar shumë nga larg. Nuk i trembesha Andorrës. Kanë dëshirë këta djem për të shkuar larg. Nënvlerësimi nuk ekziston tek ekipi jonë. Ekipi i Andorrës është i vështirë për t’u çarë. Edhe Turqia i mundi me vështirësi 0-1.

Që kur jam bërë trajner, kam menduar se nuk do të merresha me gjyqtarët. Kam kaq vite që merrem me futboll, nuk kam parë si ky arbitër. Kishte ardhur me qëllim. Për të kam notën zero, nuk është se do të justifikoheshim po të humbisnim.

Kemi kaq kohë që luajmë me 16 lojtarë, 10 janë të rinj. 7 ishin të rinj sot e kuptuan me vështirësi stilin. Këta lojtarë janë pretendentë për ekipin kombëtar, megjithëse janë të vegjël.

Ne gjithmonë ëndërrojmë. Ishte shumë e vështirë për disa njerëz, pavarësisht kush ishte Austria. Kemi lojtarë që kishin luajtur në Europë me Laçin, Teutën etj. Ata që luanin jashtë edhën të ngurtë. Kemi kohë të përgatitemi me Kosovën.

Dua të vlerësoj Selmanin. E kam pasur tek Akademia e Futbollit. Kam menduar se e kishte të vështirë të bëhej futbollist . E marr si gjithmonë si shembull në analizë, sepse në pak kohë të shkurtër ka ecur shumë.

Kallaku ka shumë klas. Nuk mendoj se Shqipëria ka pasur ndonjëherë lojtarë me klas dhe inteligjencë si ai. Është rritur shumë se ka qenë i dobët fizikisht para 3-4 vitësh. Nëse vazhdon, kështu do të shkojë me ekipe të mira”, u shpreh Bushi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!