“Fitorja e Partisë Socialiste është fitorja ime”. Kështu e ka komentuar kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës Ervin Bushati humbjen e mandatit të deputetit në zgjedhjet e 25 prillit.
Bushati iu tha gazetarëve përpara nisjes së seancë parlamentare se ka punuar për fitoren e socialistëve.
“Fitorja e PS është fitorja ime. Tek kjo besoj më shumë. Në ekipin e PS në Tiranë ne kemi kapur një rezultat historik. Jam krenar për punën e PS në Tiranë. Mendoj që kemi kapur një rezultat shumë të mirë. Gjithçka në funksion të kësaj fitoreje është e merituar.” /abcnews.al/