Bushati: Të gatshëm për dialog, por pa kushte

schedule19:56 - 10 Korrik, 2019

schedule 19:56 - 10 Korrik, 2019

Ervin Bushati përsëriti këtë të mërkurë se mazhoranca është e gatshme të ulet në tavolinë për të dialoguar me opozitën, por këta të fundit nuk duhet të vendosin kushte.

Deputeti i Partisë Socialiste ishte i ftuar këtë të mërkurë në rubrikën “Mbrëmje ABC”, ku deklaroi se opozita mund të sjellë kë të dëshirojë në dialog, pasi qeveria nuk vendos kushte.

“Kryeministri ka thënë që është gati për dialog. Gjithmonë ka vend për dialog, por jo të caktohen kush janë palët dhe ata të diktojnë që ne jemi palët dhe për shembull të thonë që nuk e njohim opozitën parlamentare. Në një sistem funksional është opozita parlamentare ajo që njihet. Do jenë në tavolinë dhe ata. Ti nuk mund të deklarosh që do jesh vetëm ti se i bie që ti si në monizëm të caktosh kush është partia opozitare. Nuk mund të caktojë se kush është interlokutori nga ana tjetër. Tani thotë do vini ju, por s’do vijë Edi Rama.

Nesër thotë s’do vijë ai tjetri. Kush je ti që vendos kushte. Ne nuk i kemi vendosur kushte, jemi gati për të folur. Duan të sjellin liderin e vërtetë apo atë që kanë nga mbrapa është punë e tyre. Unë besoj që është shumë e bukur shprehja shqiptare “i zoti e nxjerr qerren nga balta”. Momentin që qerrja u ka ngelur në baltë, kanë dalë pronarët e vërtetë të opozitës zoti Berisha dhe zoti Meta. Ata janë të vërtetë. Ne jemi gati të ulemi me këdo nga ata që mendojnë se është pronari i partive. Edhe ata s’duhet të kenë kushte. Nuk mund të heqim dorë nga demokracia dhe ta kthejmë në elitokraci, apo gjerëkraci apo gjatokraci, apo thuaje si të duash. Qytetarët vendosin me votë”, tha Bushati përballë gazetares Mirela Milori./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!