Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati inkurajon të gjithë qytetaret e Maqedonisë të marrin pjesë në referendumin e 30 qershorit për çështjen e emrit. Gjatë një takimi me kryeministrin Zaev në Shkup, shefi i diplomacisë shqiptare tha se vota PRO Marrëvëshjes së Prespës në Referendum është çelësi i vetëm për hapjen e rrugës së Maqedonisë drejt Natos dhe BE.
Ministri Bushati vlerësoi lidershipin politik të Kryeministrit Zaev, i cili ka ndërmarrë një qasje të re ndaj fqinjëve për të drejtuar vendin drejt integrimit euro-atlantik. Të dy zyrtarët u ndalën dhe tek nevoja e hyrjes sa më shpejt në fuqi e Ligjit të Gjuhëve. Kryeministri Zaev siguroi se pala maqedonase po punon për përgatitjet e mbledhjes së dytë mes dy qeverive, që do zhvillohet në Maqedoni. Qeveria shqiptare dhe ajo maqedonase kanë zhvilluar të parën mbledhje të përbashkët në Pogradec./abcnews.al