Ministri për punët e jashtme dhe Evropën Ditmir Bushati i cili ndodhet në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit ka zhvilluar një takim edhe me komisionerin e Bashkimit Evropian për zgjerimin Johannes Hahn. Në rrjetet sociale Bushati njofton se biseda është fokusuar në Kalendarin politik të Komisionit Evropian për Shqipërinë dhe ecurinë e reformave shtet-konsoliduese.Sipas ministrit Bushati viti 2018 është përcaktues për ecurinë e mëtejshme të vendit në procesin e integrimit evropian.
Eurokomisioneri Hahn në statusin e tij në rrjetet sociale ka nënvizuar rëndësinë që kanë hapat e mëtejshme që bën Shqipëria për t’u integruar në Bashkimin Evropian./abcnews.al