Ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, në një vizitë zyrtare në Washington me ftesë të Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo për pjesëmarrje në Ministerialin mbi “Lirinë fetare”.
Gjatë qëndrimit atje, ministri Bushati zhvilloi edhe një takim me nënsekretarin e Shtetit për çështjet politike, Stephen Mull, takim gjatë të cilit Bushati ka falenderuar SHBA-të për mbështetjen e vazhdueshme sidomos sa i përket zbatimit të reformave të brendshme, kryesisht asaj në drejtësi.
Njëkohësisht Mull njohu rolin e Shqipërisë si faktor konstruktiv në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Një takim të rëndësishëm ministri Bushati e zhvilloi edhe me senatorin Roger Viker, kryetar i komisionit të OSBE – Helsinki./abcnews.al