Bushati: Takimi Rama-Tsipras, mundësi për të përcaktuar drejtimin e negociatave

schedule15:57 - 10 Korrik, 2018

schedule 15:57 - 10 Korrik, 2018

Kryeministri  Rama dhe homologu i tij grek Aleksis Tsipras pritet të takohen sot në Londër, ku po marrin pjesë në takimin e pestë të procesit të Berlinit.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, deklaroi nga Londra se ky takim është një mundësi e artë për të përcaktuar linjat e drejtimit që duhet të jepen në procesin e negociatave me Greqinë.

Sipas ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme procesi po ndesh rezistencë politike si në Shqipëri dhe në Greqi. Megjithatë Bushati beson se me vendosmëri dhe me vullnet politik, në një të ardhme të afërt do të ketë produkte konkrete, si për marrëveshjen edhe për elementë të tjerë të paketës që po diskutohet me shtetin fqinj.

Sipas tij është e rëndësishme zgjidhja cilësore e problemeve dhe jo afatet e përcaktuara për arritje të marrëveshjes./abcnews.al