Bushati pret ministrin gjerman/ Roth: Gjermania do të verifikojë

schedule16:07 - 12 Maj, 2018

schedule 16:07 - 12 Maj, 2018

Pas takimit të ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati me ministrin gjerman të shtetit për Europën, Michal Roth, konferenca e përbashkët zbardhi edhe përmbajtjen.

“Fokusi i bisedës së sotme ishte në lidhje me hapat e mëtejshme që do të ndërmarrim për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke marrë në shqyrtim qoftë procesin e reformave që ka ndërmarrë Shqipëria, rekomandimin e Komisionit Evropian për fillimin e bisedimeve për anëtarësim, strategjinë e zgjerimit që përcakton disa prej fushave kryesore ku do të përqëndrohet bashkëpunimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe bashkëpunimi i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor në të ardhmen. Gjermania ka qenë një vend mbështetes në kuadër të procesit të reformës në drejtësi, kontribuon dhe me ekspertizë duke asistuar në procesin e vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, por në të njëjtën kohë, kemi dëgjuar me durim edhe hapat që duhen bërë në vijim”.

Ministri Roth theksoi mbështetjen e shtetit gjermani në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit europian duke theksuar se vendi i tij do të verifikojë hapat e hedhur nga Shqipëria derimëtani, duke ruajtur shprehjen e pozicionimit të shtetit të tij në mbledhjen e qershorit në këshillin e minsitrave të jashtëm të Bashkimit Europian.

“Në vitet e shkuara Shqipëria ka shënuar një sërë arritjesh të shënueshmë të rëndësishme. Qeveria Federale është duke verifikuar të gjitha këto arritje, sigurisht në koordimin të ngushtë me Bundestagun gjerman dhe pikërisht në bashkëpunim me të ne do të pozicionohemi në të ardhmen  lidhur me çeljen  e këtyre negociatave. Argumentat për celjen e negociatave sigurisht që nuk mungojnë. Perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, por mënyrë të vecantë sigurisht për Shqipërinë, është në interesin jo vetëm të Shqiërisë dhe Qeverisë shqiptare por, është edhe në interesin tonë, dhe ne duhet gjithsesi t’jau shpjegojmë këtë qytetarëve tanë”.

Roth shprehu pritshmëritë ndaj qeverisë shqiptare për vijimin konseguent të reformave dhe kontributin e opozitës në mënyrë të drejtpërdrehjtë në këtë procese. Duke e quajtur konfliktin në politikat e brendshme si një shenjë të jetës në sistemin demokratik, Roth këshilloi lënien mënjanë të ndasive për të ecur përpara. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!