Bushati pret Gottemoller: Shqipëria ka rritur buxhetin për mbrojtjen

schedule11:01 - 14 Dhjetor, 2018

schedule 11:01 - 14 Dhjetor, 2018

Zëvendëssekretarja e përgjithshme e NATO-s Rose Gottemoller, ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare. Pas një takimi me ministrin e jashtëm, ajo theksoi rolin e Shqipërisë për ruajtjen e stabilitetit në rajon. Ndërsa ministri Bushati deklaroi se vendi ynë ka rritur buxhetin për mbrojtjen.

Bushati: “Sot kemi diskutuar në radhë të parë për angazhimet e Shqipërisë në këtë aleancë, kryesisht përsa i përket për projeksionin pozitiv që ka Shqipëria për shpenzimet në fushën e mbrojtjes, bazuar mbi angazhimet e Samitit të Uellsit dhe sidomos mbi hartën e rrugës në kuptimin politik që u ra dakord në samitin e Qershorit. Shqipëria ka rritur shpenzimet në buxhetin për mbrojtjen, sikundër do të vijojë të japë kontributin e saj në misionet dhe operacionet e NATO-s”.

Gottemoller: “Vitin tjetër do jetë jetë përvjetori i 70 i themelimit të NATO-s dhe do të jetë një ministerial i ministrave të jashtëm në Uashington në prill dhe presim me padurim t’ju urojmë mirëseardhjen në këtë eveniment historik dhe ne shënojmë 10 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Në këtë dekadë kemi treguar se pasja e Shqipërisë brenda NATO-s na bën të gjithëve më të sigurt. Unë kam parë me sytë e mi punën që është bërë nga ekipet shqiptare në Letoni dhe fola me ushtarët tuaj atje dhe pres me padurim që të punojmë sëbashku”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!