Bushati në Shkodër: Të mos bëhet politikë me përmbytjet

schedule16:25 - 23 Mars, 2018

schedule 16:25 - 23 Mars, 2018

Ministrat Ditmir Bushati dhe Olta Xhaçka siguruan se institucionet e shtetit e kanë situatën në Shkodër plotësisht nën kontroll.

Banorët e fshatit Dajç në Shkodër kanë marrë garancinë e dy ministrave të qeverisë se shteti është në krye të detyrës.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe ministri i punëvë të jashtme  Ditmir Bushati, njëherazi edhe deputet i zonës inspektuan zonat e përmbytura.

Situata po ndiqet nga afër, tha ministri Bushati, ndërkohë që janë marrë masa për jetën e njerëzve dhe gjësë së gjallë.

“Të gjithë instancat shtetërore janë në shkëpunim të olotë me njëra-tjetrën dhe emergjente është q ëtë kalohet kjo kfazë mos ketë dëme njerëzore e materiale dhe më pas të diskutojmë për një plan konkret, për këtë zonë, e cila nuk është hera e parë që përballet me këto lloj fatkeqësish”.

Ministrja e Mbrojtjes ka kërkuar një koordimin të punës me pushtetin lokal. Ajo ka bërë me dije se pritet të mbërrijnë dhe 300 ton koncentrat për bagëtinë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!