Bushati në “Opinion”: Ramë dakord vetëm për parimet, do ulen ekspertët

schedule22:32 - 30 Janar, 2018

schedule 22:32 - 30 Janar, 2018

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, i pyetur në studion e emisionit “Opinion” në TV Klan, deklaroi se me palën greke është rënë dakord vetëm parimisht. Sipas tij, do të jenë ekpertët që do të diskutojnë detajet.

Ditmir Bushati: “Në bisedën në princip që kemi rënë dakord me palën greke për këtë çështje, mund t’iu them që rezultati për palënm shqiptare është një rezultat disa herë më i mirë se i 2009-s. Është në respekt të plotë me vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese dhe me të drejtën ndërkombëtare”.

Blendi Fevziu: “Këtë do ta shohim kur të shohim marrëveshjen konkrete. Unë po iu pyes vetëm një pyetje. A keni lejuar ju territorialitet të ujërave greke 12 milje? Pra i keni njohur këtë të drejtë Greqisë”?

Ditmir Bushati: “Marrëveshja e 2009-s është bërë mbi bazën e parimit të barazlargësisë, ndërsa marrëveshja që ne synojmë të arrijmë me palën greke sot do të bëhet mbi bazën e parimit të barazlargësisë, por e axhustuar në përputhje me gjeografinë dhe në përputhje me karakteristikat që kanë dy vendet”.

Blendi Fevziu:Përse Kotzias thotë që ju keni njohur 12 milje ujëra territoriale”?

Ditmir Bushati: “Unë po ju them dhe njëherë qartë dhe shkoqur. Ne kemi diskutuar në parim mbi linjat e kuqe mes të cilave dhe përtej të cilave ne nuk dalim dot. Do të ulen ekspertët në tavolinë sepse ekspertët nuk janë ulur në tavolinë dhe do të finalizojnë marrëveshjen”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!