Bushati kreu i Vetëvendosjes në Tiranë? Kurti: Nuk vendos unë

schedule14:31 - 4 Shtator, 2019

schedule 14:31 - 4 Shtator, 2019

Ish-ministri i jashtëm Ditmir Bushati, është një nga emrat më të përfolur si drejtues i ardhshëm i Lëvizjes “Vetëvendosja” në Tiranë. Por, sipas kreut të kësaj lëvizjeje Albin Kurti, një vendim të tillë duhet ta marrin strukturat e qendrës në Tiranë. Në një intervistë për “ABC News”, Kurti flet edhe për marrëdhënien me kryeministrin Edi Rama, zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë si dhe për taksën e produkteve që vijnë nga Serbia.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosja në Kosovë, Albin Kurti nuk e fsheh dëshirën për të bashkëpunuar me ish-ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati por kur vjen fjala për drejtimin e Lëvizjes Vetvendosja në Tiranë ai thekson se vendimet janë të strukturave të qendrës në kryeqytet. Në një intervistë për ABC News, Kurti thekson se Bushati është një politikan që duhet të japë kontributin e tij jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë.

Duke mos e fshehur marrëdhënien e ftohtë me kryeministrin Rama, Kurti nuk e sheh problem bashkëpunimin me kreun e qeverisë shqiptare nëse do të zgjidhet kryemistër i Kosovës.

Albin Kurti është i bindur se në 6 tetor do të jetë ai kryeministri i ri i Kosovës, teksa LDK është forca e vetme me të cilën e sheh të mundshëm bashkëpunimin paszgjedhor.

Një vendim e ka edhe për taksën 100% për mallrat me Serbinë, nëse zgjidhet kryeministër.

Albin Kurti ishte në Tiranë në kuadër të fushatës për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit në Kosovë. “Pranvera shqiptare fillon nga Kosova”, është quajtur nisma e Qendrës së Vetëvendosjes në Tiranë. /ABC News Albania 24/7

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!