Bushati interpelancë online për “Greqinë”: Do bëjmë marrëveshje më të mirë se ajo e 2009

schedule12:55 - 5 Shkurt, 2018

schedule 12:55 - 5 Shkurt, 2018

Në një interpelancë online, të kërkuar përmes Platformës së Bashkëqeverisjes “shqiperiaqeduam.al” nga një grup studentësh të ekselencës, ministri per Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati u shpreh se marrëveshja e re me Greqinë do të jetë më e mirë se ajo e 2009.

Bushati thotë se çdo diskutim për 12 milje detare, apo për falje të detit Greqisë, është thjesht një shpifje.

‘Ne kemi disa fakte që janë të pakundërshtueshme, kemi një marrëveshje që u shfuqizua nga Gjykata Kushtetuese, e për pasojë kjo është pika e nisjes për çdo marrëveshje të re me Greqinë- tha ministri i jashtëm.

Sipas Bushatit, cështje e delimitimit të hapësirës detare jane pjesë e diskutimeve, duke ballafaquar pikëpamjet.

“ Shpresojmë që shpejt do të kemi një marrëveshje të re”, u shpreh Bushati.

I pyetur nëse ka pasur kërcënim nga ana e Greqisë gjatë negociatave për vendosjen e vetos për integrimin e Shqipërisë, Bushati u përgjigj se nuk është në interesin strategjik të Greqisë të përdorë politika bllokuese për Shqipërinë./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!