Bursa studimi në “Western Balkans”/ Përfitojnë maturantët nga Kukësi, Hasi, Tropoja e Peshkopia

schedule15:34 - 14 Shtator, 2023

schedule 15:34 - 14 Shtator, 2023

Universiteti “Western Balkans” ofron bursa studimi në programet Bachelor të ofruara nga ky universitet për maturantët që vijnë nga qytetet Kukës, Has, Tropojë dhe Peshkopi.

Bursat mundësohen nga Dhoma e Tregtisë së Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë në kuadër të projektit “Perspektiva të Reja” në bashkëpunim me Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri.

Bursat e Studimit të ofruara nga WBU për të gjitha programet Bachelor synojnë tu vijnë në ndihmë të rinjve nga këto zona.

Në ceremoninë e firmosjes së memorandumit morën pjesë Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Sh.T.Z. Alastair King-Smith, Kryetari i Dhomës së Tregtisë të Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë

Dr. Klodjan Allajbeu, Presidenti i Universiteti “Western Balkans”, Prof. Dr. Ferdinand Gjana, menaxheri i projektit “Perspektiva të Reja” z. Edval Zoto si dhe të ftuar të tjerë.

Prof. Dr. Ferdinand Gjana në fjalën e tij të mirëseardhjes falënderoi ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar për bashkëpunimin si dhe Kryetarin e Dhomës të Tregtisë së Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë për mbështetjen e pakursyer që i jep këtij projekti. Ai shprehu kënaqësinë që Universiteti “Ëestern Balkans” është pjesë e këtij projekti për tu ardhur në ndihmë të rinjve në zonat verilindore të Shqipërisë. Prof. Gjana tha ndër të tjera se këto projekte motivojnë më shumë të rinjtë për të studiuar dhe zgjedhur një të ardhme më të mirë.

“Ky projetkt i Ambasadës Britanike do të krijojë një mundësi që do t’i hapë dyert studentëve të ndryshëm nga veriu,  Kukësi, hasi, tropoja dhe peshkopia.Ky program do tu  japë atyre mundësinë të kenës akses në studitime cilësore, pavarësisht  gjendjes së tyre sociale dhe ekonomike. Nga ky projekt nuk do të përfitojnë vetëm ata si individë, por do të ndikojë në forcimin e shoqërisë sonë.

Ambasadori në fjalën e tij theksoi se kjo është një mundësi fantastike për maturantët për të qëndruar në vendin e tyre dhe për të mësuar nga më të mirët dhe për të krijuar të ardhmen e tyre në Shqipëri.

“Kjo është një ndër arsyet kyçe se përse Britania e Madhe vendosi të investojë këtu. Sepse ka një ndikim të drejtpërdrejt te arsyet pse të rinjtë vendosin të emigrojnë në Britaninë e Madhe. Ne duam të investojmë në Shqipëri, që të rinjtë të shohin të ardhmen e tyre këtu në vendin e tyre. Ështe më mirë të investojmë këtu për ti treguar të rinjve që ata do të gëzojnë të njëjta mundësi dhe se nuk kane nevojë të largohen.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë në Mbretërinë e Bashkuar në Tiranë Dr. Klodjan Allajbeu u shpreh se WBU është i përkushtuar për të ofruar më të mirën qoftë nga ana infrastrukturore ashtu edhe nga mundësitë e shumta që ofron.

“Ne jemi të angazhuar ti mbështesim studentët që kanë nevojën ga kyrajon, duke i ofruar atyre mundësinë të studiojnë këtu në universitetin Wstern Balkan, duke iu ofruar bursa. Edukimi është shumë i rëndësishëm, është celësi për të hapur mundësitë për të ardhmen.”

Kandidatët duhet të aplikojnë në U-Albania dhe të zgjedhin njërin nga programet bachelor të ofruara nga Universiteti “Western Balkans” në raundin e dytë të aplikimeve në datat 15 – 17 Shtator 2023 dhe të paraqiten sa më parë pranë universitetit për të kryer procedurat paraprake të aplikimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!