“Bursa e Energjisë në 3D”, Bejtja: Është themeluar e po bëjmë teste, qesha me premtimet e Bashës

schedule15:29 - 25 Shkurt, 2021

schedule 15:29 - 25 Shkurt, 2021

Ngritja e Bursës së Energjisë ishte një premtimet e bërë nga PD në programin për energjinë, por Partia Socialiste u kundërpërgjigj se ajo është e ngritur që më 22 tetor të vitit 2020. Në një bisedë me Juli Xhokaxhi në ABC, zv/ministri i Energjisë Ilir Bejtja u shpreh bursa është e themeluar ndërsa shtoi se tani është duke u zgjedhur operatori i shërbimit .

“Tani është duke përzgjedhur operatorin e shërbimit, ka platformën elektronike dhe tani po planifikojmë testet e thata, pa energji. Dhe, në tetor fillon lëvrimi i volumeve të para.”

Duke hedhur poshtë deklaratat e Eno Bozdos se bursa energjitike e qeverisë ekziston vetëm në letër, Bejtja ajo është e themeluar dhe se ka dy aksionerë.

“Bursa është e themeluar, ka dy aksionerë, Kosova me 47 për qind dhe OST shqiptare me 53 për qind. Është e përfunduar marrëveshja e aksionerëve dhe pritet që të bëhet testi i thatë dhe më pas të fillojnë volumet të trajtohen në bursë. Ne kemi pasur një garë të hapur, mori kohë më tepër se ç’duhej. Është bërë përzgjedhja e ortakësisë dhe janë marrë vendimet për rregullat e funksionimit të bursës. Procesi është super i suksesshëm, kemi një institucion të regjistruar, tani është vetëm pjesa e testimit.”

Por çfarë do të sjellë bursa energjisë dhe liberalizimi i tregut për qytetarët? Zv/ministri shpjegon se tregu i lirë sjell mundësinë e zgjedhjes të zgjedhin ta blenë energjinë ku të duan. Por, theksoi se kjo funksionon vetëm për jo familjarët.

“Është pjesë e reformës, pjesa më e madhe e tregut, me tarifë të rregulluar. Kjo lloj skeme nuk stimulon bizneset të futen në këtë sektor. Dhe, nga ana tjetër ndikon te konsumatorët për t’u thënë ky është çmimi, merre ose lërë. Në tregun e lirë, opsioni është ta blesh ku të duash dhe me çmimin që është atë ditë. Kjo vlen për jo familjarët.”

Sa i përket premtimit tjetër të PD për faturimin me dy fasha, Bejtja tha se ky lloj sistemi jep vetëm mundësi për manipulim.

Ndërsa për zotimin se do të ketë ulje të çmimit të energjisë për 70 për qind të shqiptarëve, Bejtja tha se ka qeshur.

“Kam qeshur me premtimet e Bashës. Dhe kjo lidhet me faktin se atij i ka ngel ora…” sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!