Burri vrau gruan dhe plagosi dy të tjerë, reagon policia: Si ndodhi krimi në Elbasan

schedule13:22 - 6 Maj, 2021

schedule 13:22 - 6 Maj, 2021

Policia ka reaguar lidhur me krimin që tronditi Elbasanin pasditen e sotme ku një grua mbeti e vrarë nga bashkëshorti i saj.

Policia sqaron se rreth orës 12:15, në afërsi të Gjykatës, Koço Buzo., 58 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të bashkëshortes së tij,  Liljana Buzo., 54 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

Si pasojë e të shtënave është plagosur në këmbë edhe një kalimtar i rastit,  Gëzim Toçila., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu është paraqitur në spital, i dëmtuar në dorë, edhe Adriatik  Kola., i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore është larguar për në banesë.

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë ka bërë të mundur kapjen dhe prangosjen e  autorit, sekuestrimin e armës së zjarrit tip kallashnikov dhe të një arme të ftohtë thikë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!