Burri vdiq fill pas vaksinës, autoritetet: Nuk e dimë ende shkakun

schedule12:15 - 10 Maj, 2021

schedule 12:15 - 10 Maj, 2021

Një 68 vjeçar nga Pella, Greqi, vdiq një ditë pasi mori dozën e dytë të vaksinës Pfizer. Por sipas avokatit të familjes, shkaku i vdekjes  nuk dihet ende.

Avokati Antonis Xylourgidis,  tha se burri u vaksinua 4 Maj dhe ndërroi jetë me 5 Maj. Ai kishte të vjella dhe dhimbje në kraharor,  në të njëjtën ditë që u vaksinua me Pfizer.

68 vjeçari  u dërgua në spital, ku qëndroi për 3-4 orë, dhe iu nënshtrua të gjitha ekzaminimeve. Më pas doli nga spitali. Por sipas avokatit, ai përjetoi të njëjtat simptoma dhe më pas vdiq. Anëtarët e familjes nuk kanë bërë përgjegjës spitalin apo  vaksinën për vdekjen e 68 vjeçarit por kërkojnë të dinë shkakun e vdekjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!