Burri shqiptar vrau gruan në Greqi, prokuroria vendos për djalin e mitur të çiftit

schedule18:16 - 7 Shtator, 2021

schedule 18:16 - 7 Shtator, 2021

Prindërit e Anisa Shehut, gruas shqiptare që u vra nga i shoqi Florand Shehu, në fund të muajit korrik, në banesën e tyre në Greqi janë caktuar nga prokurori për të marrë kujdestarinë e fëmijës.

Në deklaratën e tij prokurori theksoi se “prindërit e nënës së djalit të mitur mund ta rrisin atë dhe ta mbështesin në të gjitha fazat e jetës siç kanë bërë deri më sot”.

Përfundimet e hetimit kanë luajtur një rol kyç në këtë çështje, pasi prokurori konstatoi se babai i fëmijës i cili aktualisht ndodhet në qelinë e paraburgimit nuk mund të përmbushë rolin e tij.

40-vjeçari e goditi me thikë bashkëshorten 31-vjeçare duke e lënë të vdekur pas një sherri për motive xhelozie. Fqinjët e tyre shpesh kishin denoncuar në polici për dhunën që autori ushtronte ndaj viktimës.

Rasti i fundit kishte qenë disa ditë para krimit makabër, kur policia nuk ishte ngjitur në apartament për të kontrolluar situatën por kishte vetëm një patrullë në zonë. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!